Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, e ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totja, për rrënimin e objektit të ish-Farmakosit.
Sipas VV-së në Prizren, rrënimi i këtij objekti u bë në mënyrë joligjore dhe sipas tyre, u bë për t’i dhënë leje ndërtimore një biznesi privat për ndërtimin e kompleksit banesor.
“Saktësisht në hapësirat e tashmë ish – Farmakosit të rrënuar, që sipas IKMM-së është aset me status të mbrojtjes së përhershme nga muaji mars i vitit 2024. Për këtë, IKMM ka njoftuar se nuk ka dhënë pëlqim për rrënimin e objektit të ish-Farmakosit”.
Ish-Farmakosi konsiderohej aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, për këtë arsye e kishte fituar edhe statusin e mbrojtjes së përhershme, si vlerë e trashëgimisë kulturore në Komunën e Prizrenit”, thuhet nw njoftimin e VV-së në Prizren