“U theksua rëndësia e sjelljes së menjëhershme të paqes në Afganistan dhe parandalimin e përhapjes së paqëndrueshmërisë në rajonet fqinje”, thuhet në njoftimin nga Kremlini, transmeton Kosova Post.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, në një bisedë telefonike kanë trajtuar zhvillimet e fundit në Afganistan, shkruan AA.
Në njoftimin e bërë nga Kremlini thuhet se Putin dhe Xi kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
“Liderët shprehën gatishmërinë e tyre për të intensifikuar përpjekjet për të luftuar kërcënimet si terrorizmi dhe të trafikut të drogës me origjinë nga Afganistani”, thuhet në njoftim.
Më tej theksohet se në bisedë përveç marrëdhënieve bilaterale janë trajtuar detajisht zhvillimet në Afganistan.
“U theksua rëndësia e sjelljes së menjëhershme të paqes në Afganistan dhe parandalimin e përhapjes së paqëndrueshmërisë në rajonet fqinje. U planifikua përdorimi maksimal i Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait”, thuhet më tej.
Në njoftim gjithashtu u bë e ditur se të dy liderët kanë rënë dakord për rritjen e kontakteve të ndërsjella në lidhje me Afganistanin si dhe për koordinimin e hapave që duhen ndërmarrë.