YouTube njoftoi se ka hequr mbi 1 milion video nga platforma që përmbajnë “dezinformim në mënyrë të rrezikshme” në lidhje me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Kosova Post.
Zyrtari Kryesor i Produkteve pranë YouTube, Neil Mohan, në deklaratën e bërë nga uebfaqja e kompanisë, tha se që nga muaji shkurt i vitit 2020, kanë hequr më shumë se 1 milion video “që bëjnë dezinformim në mënyrë të rrezikshme duke pretenduar se pandemia është e rreme ose duke sugjeruar ilaçe të rreme ndaj sëmundjes”.
Duke theksuar se politika e YouTube është heqja e përmbajtjes që mund të shkaktojë dëm në botën reale, Mohan nënvizoi se ata kanë nevojë për të vërteta të qarta për të zbuluar dezinformimin.
Ai shprehu besimin në konsensusin e institucioneve eksperte si Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për të ndjekur zhvillimet shkencore lidhur me COVID-19.
Mohan më tej bëri të ditur se dezinformimi jo gjithmonë është shumë i hapur, duke shtuar se në mungesë të informacionit të saktë, nuk është e drejtë që kompanitë teknologjike të vendosin kufij.
YouTube më parë kishte njoftuar që kanë hequr shumë video që përmbajnë dezinformim gjatë zgjedhjeve presidenciale në nëntor në SHBA, pa arritur videot as 100 shikime.aa