Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka deklaruar se do të jetë kandidati për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të tetorit.
Ai këtë e la bërë të ditur në “TV Malisheva”, duke shtuar se është i bindur se do të ofrojë alternativë ndryshe nga partitë e tjera në këtë komunë.
“Kësaj beteje, natyrisht me mbështetje të miqve dhe strukturave, do t’i futem edhe një herë, duke qenë i bindur se do të ofrojmë një alternativë ndryshe nga rivalët politikë”, tha Berisha.