Kampioni i Kosovës, Ballkani, pas më pak së një orë, do të luajë sfidën kthyese në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër Zalgiris.
Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ ishte mbyllur baras 1-1, ndërsa sfida e sontme vendos skuadrën e cila do të kalojë në rundin tjetër të garës elitare evropiane.
Zalgiris dhe Ballkani tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:
Zalgiris: Gertomans, Mikouliunas, Pavelic, Ljubisavljeviq, Mamiq, Kyeremeh, Gorobsov, Buff, Ourega, Oliveira, Milickoviq.
Ballkani: Frashëri, Thaqi, Dellova, Jashanica, Gripshi, Emërllahu, Kuc, Korenica, Thaqi, Berisha, Krasniqi.
Ndeshja Zalgiris-Ballkani nis në orën 18:00.