Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    “Nuk ka lëvizje të pamenduara nga SHBA”, analistët komentojnë rezolutën e kongresistëve për Kosovën në NATO

    “Nuk ka lëvizje të pamenduara nga SHBA”, analistët komentojnë rezolutën e kongresistëve për Kosovën në NATO

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Të shtëna me ar*më zj@rri, lëndohet një person në Gjakovë

    Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

    Specialja: I paqartë statusi i raportit në faqen e Avokatit të Popullit

    OKB: Më shumë se gjysma e tokës bujqësore të Gazës është dëmtuar

    Izr@eli vr*et 7 persona në G@za gjatë 24 orëve të fundit

    Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje të NATO-s

    Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje të NATO-s

    Kurti: Hatixhe Hoxha, e gatshme të tërhiqet – LDK t’i sjellë 15 nënshkrimet dhe emrin e kandidatit

    Kurti: Krímet nuk harrohen, drejtësia mbetet e domosdoshme

    Klinaku, për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit: Tentuan ta degradojnë, së shpejti do t’i shihet minarja

    Klinaku, për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit: Tentuan ta degradojnë, së shpejti do t’i shihet minarja

    Serbët e doʻgjën në lúftë, Kurti njofton marrëveshjen për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit

    Serbët e doʻgjën në lúftë, Kurti njofton marrëveshjen për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit

    Muja: Kurti ia kaloi Rugovës me vota, mendohet si një prej liderëve me më së shumti besim

    MBPZHR-ja njofton programin e pagesave për fermerët

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Zgjedhjet lokale në Turqi dhe Presidenti Erdogan

05 Prill 2024, 11:00
në Lajme, OP / ED
Zgjedhjet lokale në Turqi dhe Presidenti Erdogan
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan:  Maliq Hasa

Zgjedhjet lokale në Turqi kanë sjellë shumë reagime në botë dhe si të tilla nga natyra kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe në Shqipëri.

Ish-kryeministra, njerëz në detyre, analistë, gazetarë dhe njerëz publikë kanë kapur rastin dhe kanë gjetur kohën për të sulmuar dhe vjellë vrerë mbi “humbjen e Presidentit Erdoğan” sikurse e quajnë ata…

Gëzimet janë aq të shumta saqë a thua se kanë fituar vetë dhe jo majtistët e Turqisë. Njerëz pa integritet dhe të pafytyrë të cilët ndryshe flasin sot dhe ndryshe nesër nuk kishte se si të vepronin ndryshe edhe në rastin e këtyre zgjedhjeve. Mirë që nuk dolën me daire në dorë, pijanecë, pedofilë, mbështetës të LGBT, servilë dhe injorantë në krah duke lëpirë atë që më parë e kanë pështyrë…

Të analizosh zgjedhjet në Turqi dhe të dalësh në një përfundim të shkurtër; “Humbi Erdoğani dhe fitoi opozita” përveçse është një injorancë e tepruar ka të bëjë edhe me armiqësinë e ushqyer nga armiq të betuar të vlerave islame…

– Pse ky rezultat?

Për të analizuar zgjedhjet në Turqi duhet të futesh thellë në historinë politike të këtij vendi dhe të nxjerrësh nga rreshtat e saj arsyet disa prej të cilave mund ti përmendim edhe në këtë shkrim: Ekonomia dhe gjendja e rënduar e monedhës vendase, pagat e pensionistëve, pakënaqësitë e shumë qytetarëve që lindin nga pushteti i gjatë i AK Partisë dhe shume shkaqe të tjera çuan në një rezultat të tillë. Ndihma e vendeve të huaja nuk mund të anashkalohet në një situatë të tillë, sikurse nuk mund të anashkalohet partia e djalit të ish liderit dhe mësuesi të Erdoğan, Fatih Erbakan, e cila ishte një kalë troje në këto zgjedhje. Megjithatë këto zgjedhje treguan qartë shumë gjëra ku më të rëndësishmen do ta cek pak më poshtë, por faktikja është se “fitorja e zgjedhjeve në Turqi kalon nga xhepi i pensionistëve”. Sa më shumë ti gëzosh ata aq më të sigurtë e ke rezultatin…

Nga gjithë kjo situatë lindin shumë pyetje ku disa prej tyre mund ti radhisim në këtë mënyrë: A nuk e lexoi Erdoğan këtë gjë? A nuk kishte ai mundësi të merrte masa? Shumë njerëz analistë dhe specialistë parashikuan këtë rezultat, por pse vallë Erdoğan i la këto zgjedhje në këtë mënyrë? Vallë çfarë mendon ai?

– Si ti lexojmë këto zgjedhje?

Në një kohë kur Turqia ka mundur të thyejë zinxhirin e të qenit mashë e një fuqie të jashtme, në një kohë kur Turqia ka investuar shumë në infrastrukturë dhe në një kohë kur pushteti i Erdoğan ka bërë për këtë republikë më shumë se sa është bërë në 80 vite histori, në këtë kohë kur fuqia ushtarake është në majat e veta, në këtë kohë kur vendi prodhoi makinën e vet, avionë tanke dhe shumë teknologji të tjera të cilat më parë as nuk i kishte ëndërruar, përse të dalë një rezultat i tillë?

Çdokush i cili bën një analizë të thellë duke e njohur këtë vend do të shkruante romane për këtë, por unë dua ta shtjelloj me pak fjalë. Turqia këto 20 vite ka një lider të cilin shumë vende të botës e kanë zili. Ndërmjetëson armëpushime, përballet me të keqen dhe ndihmon të mirën. Ka luksin që të shtrijë dorën e ndihmës deri në Afrikë. Nëse dikur bota bënte politikë në vendin e tij, Erdoğan sot bën politikë në Europë. Turqia e cila dje ishte e varur nga politika, ekonomia, energjia dhe importet ushtarake, sot është kthyer në një superfuqi rajonale ushtarake, ekonomike, mjekësore, energjetike, etj…

Krahas gjithë këtij suksesi vendi që drejtohet nga Recep Tayyip Erdoğan ka një inflacion mbi 60 %, një lirë të zhvlerësuar, rroga të ulta dhe fuqi blerëse të dobët. Edhe pse shumë ekonomistë këtë e vlerësojnë si paaftësi unë më shumë e shoh si lojë politike të një ustai me përvojë e cila mund vlerësohet nga shumë aspekte…

Në ditën e parë pas-zgjedhore mediat botërore, kundërshtarët e betuar të Erdoğan dhe sharlatanët injorantë dhe të cilët nuk e njohin aspak Turqinë rendën me tituj të mëdhenj të cilët ngjajnë me titujt e natës së 15 korrikut. Hidhen, kërcejnë dhe këndojnë sikur të kishte fituar babai i tyre apo sikur të kishte humbur armiku më i betuar i tyre, por harrojnë që kanë lëpirë aty ku kanë vjellë. Vetëm mjeshtria e Reisit (Erdoğan) mund të fitojë kur humb. Ndërkohë që të gjithë flasin për humbjen e tij duke e nxitur që ai të dalë dhe i irrituar të humbë kontrollin Erdoğan ka bërë krejtësisht të kundërtën. Natën e zgjedhjeve mbajti fjalimin tradicional në ballkonin e fitores duke thënë se populli i tij e ka dhënë vendimin dhe se të gjitha partitë politike duke përfshirë dhe vetë partinë e tij duhet të reflektojnë.

– Nëse Erdoğan-i nuk humbi, çfarë fitoi?

Turqia është një vend i cili brenda natës rrëzon një lider dhe brenda natës ngren një lider. Ka një sistem zgjedhor me rrënjë demokratike dhe shumë të besueshëm. Në një sistem të tillë edhe një lider si Erdoğan mund të humbë, por jo këtë herë…

Erdoğan humbi shumë bashki duke përfshirë Stambollin, Ankaranë apo Bursën, por në këmbim fitoi shumë gjëra me vlerë. Ai i tregoi të gjithë sharlatanëve injorantë armiqve të tij se nuk është diktator dhe se populli i tij e do pa është në atë vend. Vendi i tij është demokratik dhe ka zgjedhje të besueshme. Duke bërë zgjedhje të lira dalin në pah edhe kokrrat e kalbura të cilat janë në radhët e partisë apo koalicionit të tij ku e tillë kishte dhe parti. Pas këtyre zgjedhjeve Erdoğan nuk është më diktator. Me këto zgjedhje Erdoğan tregoi integritet dhe drejtësi. Ai mund të ketë humbur bashkitë, por poshtëroi të gjithë ata të cilët dje e akuzonin për vjedhje të zgjedhjeve…

Erdoğan mund të ketë shumë gjëra në kokë, si përgatitjen e vendit për një ndryshim të butë të pushtetit, rikanidim të tij apo edhe ndonjë mendim tjetër, por një gjë është e sigurtë: Turqia nuk është më ajo Turqi që ishte dikur. Sot është një mega shtet, ekonomia e 17 e botës, superfuqia energjetike, superfuqi e transporteve të tregtisë globale, superfuqi politike dhe superfuqi ushtarake. Kur Erdoğani erdhi në pushtet turqit e krahasonin veten e tyre me bullgarët dhe mërziteshin se përse vendi i tyre nuk ishte në lartësinë e vendit fqinj, por sot e krahasojnë veten e tyre me gjermanët, anglezët dhe holandezët dhe ky është treguesi më i lartë i zhvillimit të këtij vendi.

– Zgjedhjet lokale të Turqisë dhe Ballkani

Përtej shkrimeve amatoreske të atyre që nuk njohin as T e Turqisë duhet të theksojmë se Turqia nuk është më shteti i viteve para 90 ku ishte një vend i mbyllur në guackën e saj dhe nuk kishte marrëdhënie aktive me vendet e Ballkanit. Sot Turqia interesohet për hallet dhe problemet e vendeve të Ballkanit si kurrë më parë dhe si e tillë do të jetë edhe në të ardhmen. Edhe sikur opozita të fitojë zgjedhjet dhe të marrë në dorëzim drejtimin e Turqisë forcimi i këtij vendi do të vazhdojë. Marrëdhëniet mes këtij vendi dhe vendeve të Ballkanit do të jenë gjithmonë në lartësinë e duhur pasi këto marrëdhënie falë horizontit të liderit të këtij vendi kanë fituar një imunitet të pandryshueshëm. Shqipëria dhe shqiptarët janë aleatë stratgjikë të natyrshëm të Turqisë pasi në këtë vend ka më shumë se 7 milionë banorë me origjinë shqiptare dhe si e tillë nuk ka se si të jetë ndryshe. Aspiratat e përbashkëta, siguria në rajon, miqtë e përbashkët dhe armiqtë e përbashkët e bëjnë Turqinë si fuqi të pazëvendësueshme për vendin tonë.

Si përfundim zgjedhjet lokale në Turqi i fituan të gjithë. Opozita është në maksimumin e vet historik. Kundërshtarët e Erdoğanit u qetësuan dhe janë të bindur se zgjedhjet në Turqi nuk manipulohen, fetarët mësuan se çdo të thotë përçarja mes tyre, të majtët janë entuziastë dhe në hare ngaqë do të kenë mundësi të pinë raki ku të duan dhe sa të duan, qytetarët do të kenë mundësi të krahasojnë qeverisjen e AK Partisë me ato të partive të tjera pasi për një kohë të gjatë e kishin harruar dhe fituesi kryesor është mjeshtëria dhe ustallëku i Presidentit Erdoğan i cili është plot surpriza. Do të na duhet kohë të presim se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës politike për të ardhmen e vendit të tij…

Etiketat: BallkaniPresidenti ErdoganZgjedhjet lokale Turqi
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

‘Procesi i Berlinit mbetet prioritet, Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin, do merret ministria përkatëse

‘Procesi i Berlinit mbetet prioritet, Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin, do merret ministria përkatëse

12 muaj më parë
500 bashki nga i gjithë Ballkani do të përfitojnë WiFi publik falas, aplikoni deri më 28 prill

500 bashki nga i gjithë Ballkani do të përfitojnë WiFi publik falas, aplikoni deri më 28 prill

1 vit më parë
Gjilani fitore me p*ërmbysje ndaj Ballkanit, fiton edhe Llapi

Gjilani fitore me p*ërmbysje ndaj Ballkanit, fiton edhe Llapi

1 vit më parë
Sa janë pagat e presidentëve në vendet e Ballkanit?

Sa janë pagat e presidentëve në vendet e Ballkanit?

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH