Katër persona janë arrestuar në Reqan të Prizrenit nën dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në fajde, transmeton KosovaPost.
Policia ka njoftuar se arrestimet e të dyshuarve lidhen me një rast të ndodhur gjashtë muaj më parë.
“Me dyshimin për kryerjen e veprës së lartcekur, me 22.12.2021 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: disa vetura, një pistoletë, disa telefona celular, dhe një llap-top”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar.