Armando Broja është kthyer padyshim në një nga zbulimet e këtij sezoni në futbollin anglez, duke shënuar 12 gola me Sauthempton në të gjithë kompeticionet e duke treguar se mund të mbajë ritmin e një kampionatit të rëndësishëm si Premier Liga edhe pse në një moshë të re.
Pakkush e priste një shpërthim të tillë, por duket se një emër shumë i njohur i futbollit anglez si Xhemi Redknap, ish-lojtar i Liverpulit e Anglisë, e kishte parashikuar gjithçka shumë vite më parë.
Emri i Brojës tani qarkullon vazhdimisht në studiot e emisioneve sportive në Angli dhe duke folur në “Sky Sports News”, ish-futbollisti i Arsenalit dhe Anglisë, Pol Person, zbuloi se në një bisedë me Redknap disa vite më parë, kishte dëgjuar për Brojën, kur ai ishte ende pjesë e akademisë së Çelsit.
“Xhemi Redknap më tregoi për të tre, katër vite më parë. Më tha ‘është ky lojtar te Çelsi, një djalë shqiptar, i cili me siguri do të arrijë në majë’”, tregoi Merson bisedën që kishte pasur me Redknap, një nga emrat që ka lavdëruar gjithmonë Brojën për paraqitjet e tij./PANORAMASPORT.AL