Radoje Zvicer, i cili është identifikuar si lideri i grupit të ashtuquajtur “klani i kovaçit”, kishte paguar 10 zyrtarë të policisë serbe, e të cilët pastaj kishin sabotuar hetimet kundër tij dhe gjithashtu thurën planin e komplotit kundër Aleksandër Vuçiqit, i cili supozohej të rezultonte me vrasjen e presidentit serb, zbulojnë burime të Telegrafit serb, transmeton Kosova Post.
Bëhet fjalë për mafiozin oktapod në kuadër të MPB-së, të cilin dikur e ka formuar Diana Hrkaloviq, ish-sekretare e shtetit. Për para të mëdha kanë bërë punë të pista për shefin e saj Zvicer dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me rrjetin e spiunëve të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi, të cilët ende janë nën kontrollin e Milo Gjukanoviqit – shkruan Telegrafi serb.
Kështu, ky narko-boss kishte gjithmonë informacion të dorës së parë se çfarë po bënin operativët, çfarë provash kishin mbledhur dhe pas arrestimit të Belivuk dhe ekipit të tij, ata i tregonin se si bashkëpunëtorët e tij të ngushtë po merreshin në pyetje dhe nëse zbuluan çdo gjë që mund ta kërcënojë, thotë bashkëbiseduesi i Telegrafit serb nga strukturat e sigurisë.
Kujtojmë se atentatin ndaj tij e ka bërë të ditur vetë presidenti Aleksandar Vuçiq.
‘Pashë shtatë emra në një letër në të cilën një vend evropian na jepte informacione operacionale për atentatin e planifikuar. Është në dorën e shërbimeve kompetente për ta zgjidhur atë. Janë lëshuar urdhra arresti dhe dihet se nga duhet të vinin armët. Por nuk mendoj se qytetarët janë shumë të interesuar për këtë, ata kanë problemet e tyre. Nuk mendoj se kjo është e një rëndësie të veçantë për popullin”, tha Vuçiq mbrëmë në fjalimin e tij të parë para publikut pasi Europol zyrtarisht informoi MPB-në tonë për ekzistencën e një grupi kriminal që synon të vrasë presidentin e Serbisë në shkurt./Kosova Post/