Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me të cilin ka diskutuar për invazionin rus në Ukrainë dhe punën e përbashkët në OKB për rezolutën e miratuar kundër agresionit rus, shkruan Kosova Post.
Këtë e ka bërë të ditur Zelensky , përmes një shkrimi në Twiter.
Për më tepër Zelenskyy ka shkruar se e vlerëson ndihmën e Shqipërisë në këto kohë të vështira.
“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Biseduam për luftën kundër pushtuesit rus. Diskutuam punën e përbahkët në OKB. E vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këto kohë të vështira. Ne po bëjmë gjithçka që ta përfundojmë luftën”, ka shkruar Zelensky.
Had a phone conversation with 🇦🇱 Prime Minister @ediramaal. Spoke about the fight against Russian invaders. Discussed joint work within 🇺🇳. We appreciate the practical help and support of Albania in this difficult time. We are doing everything to end the war. #StopRussia
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 5, 2022