Zelensky: Është jetike ta kemi mbështetjen e Trumpit

 Zelensky në një seri postimesh në “X” ka theksuar se është thelbësore për ne që të kemi mbështetjen e presidentit Trump. “Ai dëshiron t’i japë fund luftës, por askush nuk dëshiron paqen më shumë se ne”, ka shkruar ai.

Zelensky edhe njëherë ka theksuar mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-së ndaj Ukrainës në tre vjetët që kur Rusia pushtoi.

“I jemi shumë mirënjohës Shteteve të Bashkuara për të gjithë mbështetjen. I jam mirënjohës presidentit Trump, Kongresit për mbështetjen e tyre dypartiake dhe popullit amerikan. Ukrainasit e kanë vlerësuar gjithmonë këtë mbështetje, veçanërisht gjatë këtyre tre vjetëve të pushtimit”, përsëriti Zelensky

Udhëheqësi ukrainas theksoi se, pavarësisht nga përplasja e së premtes, Ukraina dhe SHBA-ja mbeten partnerë strategjikë. Ai ka thënë se Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet për të cilën kishte udhëtuar në SHBA, por vuri në dukje se “kjo nuk mjafton”.

“Ne kemi nevojë për më shumë se kaq. Një armëpushim pa garanci sigurie është i rrezikshëm për Ukrainën. Ne kemi luftuar për tre vjet dhe populli ukrainas duhet të dijë se Amerika është në anën tonë. Ne duam vetëm marrëdhënie të forta me Amerikën dhe me të vërtetë shpresoj se do t’i kemi ato”, ka shkruar Zelensky.RTK.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika