Ministri në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj në takim me Komitetin për Vlerësim të Situatës me COVID-19, ka thënë se gjendja e pandemisë në vendin tonë është nën-kontroll dhe nuk ka tendenca për alarm të asnjë lloj natyre që mund të paraqitet, transmeton Kosova Post.
“Përkujdesja ndaj pacientëve vazhdon të jetë e shkëlqyer dhe madje edhe për njerëzit e ardhur nga vendet e tjera. Por megjithatë nuk dua që kjo fjalë e imja të fillojë me lëvdatë për ju apo për sistemin shëndetësorë që përkundër sfidave mund të lavdërohet me statistikat e deritanishme. Nga data 4 shkurt 2020 deri më 21 shkurt 2021 janë testuar gjithsej 285 mijë e 900 persona të dyshimtë me virusin COVID-19”, tha Zemaj.
Tutje ka theksuar Zemaj se janë 66 mijë e 380 raste nga mostrat e testuara të cilët rezultuan pozitiv, ku deri më 21 shkurt janë 58 mijë e 169 të infektuar të shëruar apo 87.6%, aktualisht janë 6mijë e 639 raste aktive që shprehet 10 në përqindje.
“Në dy javët e fundit janë raportuar 4 mijë e 122 raste pozitive, 49 raste përfunduan me fatalitet, ndërsa pozitivitet i është 1.18%.Janë regjistruar a 1 mijë e 572 vdekje. Situata epidemiologjike tregon ulje simbolike të rasteve në dy javët e fundit, me 1.16 përqind, por me shenja iniciale të mundësisë të rritjes së rasteve në këtë javë. Kemi ulje të rasteve të vdekjeve të raportuara për 36.7%.”, është shprehur Zemaj.
Me këtë rast, ministrI Zemaj tha se duke u bazuar në situatën aktuale me pandeminë, duhet të vazhdohen masat rigoroze duke u klasifikuar në tri kategoritë e rrezikshmërisë.
Zemaj gjthashtu shtoi se kategorizimi i komunave do të vazhdojë, ndërsa ka thënë se është humbur pak vëmendja në mbikëqyrjen e masave.
Ai ka thënë se sot do të vlerësojnë ecurinë e menaxhimit të situatës me pandeminë, si dhe do të njoftohen me planet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
“Bazuar në situatën dhe me të njëjtat standarte duhet të vazhdohen masat rigoroze por edhe përkufizimi i lëvizjes duke i klasifikuar sipas tri kategorive. Duhet të vazhdoj zbatimi i vendimeve të Qeverisë me kontroll rigoroz nga inspektorati, dhe të ketë kufizime në të gjitha degët e ekonomisë ku ka grumbullim të njerërzve. Ne do të kërkojmë raporte edhe nga policia”, ka thënë ai.
“Vazhdon klasifikimi i ndarjes së komunave në zona. Të vazhdojë punën policia e inspektorati sanitar. Duket se është humbur pak vëmendja në mbikëqyrjen e masave. Ka rënie edhe të bartjes së maskave. Angazhimi ynë është maksimal që të sigurojmë vaksinimin për 75 përqind të popullatës .