Situata me COVID-19 vazhdon të jetë mjaftë e rëndë. Vetëm gjatë ditës së djeshme u konfirmuan afro 400 raste të reja me këtë virus.
Ky shtim i numrit të rasteve të reja mbase ka aktivizuar Ministrinë e Shëndetësisë, e cila njofton se ministri në detyrë, Armend Zemaj do të zhvillojë sot një takim me përfaqësuesit e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19.
Takimi në fjalë do të zhvillohet nga ora 11:00 në objektin e qeverisë.
Ndryshe duhet përkujtuar që dy muajt e fundit pati një ndryshim të situatës me koronavirus ndërsa masat e vendosura për parandalimin e këtij virusi thuajse nuk u respektuan fare.