Reims ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Angers, me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 28-të, në Ligue 1.
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Alexis Flips, pas një asistimi nga sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli.
Zeneli, i cili është rikthyer nga një lëndim që e mbajti jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit, është rikthyer furishëm me tri asistime në tri ndeshjet e fundit.
Reims edhe pse mbeti me një lojtar me pak që nga minuta e 34-të, pas ndëshkimit direkt me karton të kuq të Anastasios Donis, arriti që ta mbajë epërsinë deri në fund të ndeshjes.
Skuadra ku luan Zeneli, pas fitores kalon në pozitën e 12-të, me 35 pikë, pas 28 ndeshjeve.