Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përsëritja e raundit të parë për zgjedhjen e presidentit, shkruan Kosova Post.
Në votim morën pjesë vetëm 79 deputet, të pamjaftueshme këto, për ta plotësuar kriterin kushtetues të kërkuar.
Seanca i ka ndërprerë punimet përkohësisht.
“Për vazhdimin e kësaj seance, do të njoftoheni pas 30 minutash” – tha Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Nuk dihet me saktësi nëse kjo seancë do t’i vazhdojë punimet sonte. Gjithçka pritet të sqarohet pas një gjysmë ore./KosovaPost/