Dy herë nuk mjaftuan që të zgjedhet kryesuesi i kuvendit në Komunë të Podujevës, për këtë u desht që partitë opozitare të lidhen bashkë në një koalicion, në mes LVV dhe PDK, shkruan KosovaPost.
Me 19 vota pro asnjë kundër dhe asnjë të pavlefshme asamblisti i PDK-së në Podujevë, Hilmi Hoxha, është zgjedhur në raundit të tretë të votimit kryesues i Kuvendit Komunal të Podujevës pas zhvillimit të procesit të votimit.
Propozimi është bërë nga PDK si kandidat i vetëm për këtë pozitë pasi paraprakisht nga e njëjta u tërhoq Adelina Stublla nga Vetëvendosje.
Vlen të theksohet se nga 35 këshilltarë komunal në mbledhje vetëm 19 të tillë morën pjesë në votim ndërsa procesin e votimit të kryesuesit në Podujevë e bojkotuan duke mos marrë pjesë në votim, asamblistët e LDK-së dhe një nga AAK-ja.