Kryeministri britanik Boris Johnson tha se premtimet e bëra nga presidenti rus Vladimir Putin ndaj homologut të tij francez Emanuel Macron ishin një sinjal se ai ishte ende i gatshëm për zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë, transmeton Kosova Post.
Siç bëhet e ditur nga Downing Street, Johnson , ka bideuar në telefon me Manuel Macron, pas ky i fundit kishte biseduar me Putinin, raporton Reuters.
Në deklaratë thuhet se kryeministri britanik theksoi se zëri i Ukrainës duhet të jetë kyç në të gjitha bisedimet.
Megjithatë, situata në Ukrainë mbetet e tensionuar, ndërsa takim për zgjidhjen e krizës ukrainase do të zhvillohet edhe në BE.