Rusia po pretendon se Alexei Navalny ka vdekur nga “sindroma e vdekjes së papritur”.
Nënës dhe avokatit të kritikut më të madh të Putinit iu tha se ai kishte vdekur nga kjo gjendje, ndërsa prisnin që ta shihnin trupin e tij në morg.
Por kufoma e Navalny nuk ishte në morgun në Salekhard – në Qarkun e Arktikut – ku u është thënë familjarëve se mund ta tërheqin.
Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh kërkoi që trupi i tij t’i dorëzohej menjëherë familjes së tij përpara se të zhdukej.
Yarmysh tha: “Është e qartë se ata gënjejnë dhe bëjnë gjithçka për të mos hequr dorë nga trupi. Tani Komiteti Hetimor thotë drejtpërdrejt se derisa të përfundojë kontrolli, trupi i Alexei nuk do t’u jepet të afërmve”, raporton The Sun, përcjell kk.
Yarmysh tha se atyre iu thanë të shkonin në morgun e Salekhardit në mënyrë që të mund t’i thoshin lamtumirën Navalny-t, por kur mbërritën ai ishte i mbyllur dhe nuk kishte asnjë shenjë të trupit të kritikut të Kremlinit.
Por më pas, pas disa telefonatave, Yarmyshit iu tha: “Ata nuk e kanë trupin e Alexeit në morg”.