Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një takim virtual me gjeneralin Wesley Clark, transmeton Kosova Post.
“Përgëzimet e Gjeneral Wesley Clark për sukseset tona janë inkurajim i madh dhe motivim i veçantë për të vazhduar edhe më fuqishëm drejtë synimeve tona. Krahas takimeve, prezantimeve e diskutimeve gjatë vizitës në SHBA, konsultimet me Gjeneral Clark janë shumë të rëndësishme në secilin angazhim. Në bashkëbisedimin e sotëm me të, diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajon, me fokus në rolin e Kosovës në këto rrethana sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje, ministri thotë se “Gjeneral Clark më përgëzoi për spektrin e gjerë dhe të suksesshëm të angazhimeve tona, me theks në pjesëmarrjen tonë efektive në operacionin humanitar mbështetës të NATO-s për akomodimin e refugjatëve afganë të udhëhequr nga ushtria amerikane, si dhe përmbylljes me sukses të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit”.
Ja postimi i plotë: