Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka përkujtuar Holokaustin në kujtim të hebrenjve të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mehaj ka shkruar në Facebook, se përvoja jonë historike dhe e popullit izraelit bashkohen në një pikë: Mbijetesa përmbi përpjekjet e armiqve tanë për të na shfarosur.
“Dy popuj një përvojë historike! Në kujtim dhe nderim për të gjitha e Viktimave të Holokaustit. Përvoja jonë historike dhe e popullit izraelit bashkohen në një pikë: Mbijetesa përmbi përpjekjet e armiqve tanë për të na shfarosur. Përballja jonë shekullore me shfarosjen ngadhnjeu me dhimbje shumë të mëdha dhe me fitoren e miqësisë e solidaritetit historik mes dy popujve tanë. Ne kujtojmë dhe kurr nuk harrojmë”, ka shkruar Mehaj.