Zjarri në fabrikën e plastikës, po vazhdon edhe sot

Zjarri që përfshiu një fabrikë të plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas, po vazhdon edhe sot por me intensitete të vogël. Zjarrfikësit ende janë në vendin e ngjarjes duke bërë përpjekje për lokalizmin e zjarrit, ndërsa deri më tani, sipas analizave preliminare dyshohet se zjarri ka ardhur nga brenda lokalit.

Kryeshefi i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Nol Dedaj i ka thënë RTK-së, se janë vazhdimisht në vendin e ngjarjes për të parë nga afër zhvillimet, dhe me vendim të institucioneve përkatëse, sipas ligjit dhe mandatit, do t’u dalin në ndihmë kësaj kompanie.

Dyshohet se fabrika e mbeturinave mori flakë nga një zjarr brenda ambientit të brendshëm, por vetëm pas raportit preliminar, saktësohen rrethanat.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika