Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës, dy zyrtarë policorë dhe një nga stafi civil lidhur me rastin e zjarrit që e kaploi të hënën zyrën e arkivit të Stacionit policor në Drenas.
IPK njofton se rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Poashtu theksohet se hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.