Të premten (nesër) Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz pritet të vizitojë shtetin e Kosovës, përcjell KosovaPost.
Pas arritjes së tij në Prishtinë, Scholz do të pritet në takim nga kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Sipas njoftimit të zyrës për media të Qeverisë së Kosovës, takimi mes Kurtit dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz do të mbahet rreth orës 10:45 në ndërtesën e qeverisë.
Pas Kosovës, kancelari gjerman pritet të vizitojë Beogradin, Selanikun, Shkupin për të përfunduar në Sofje vizitat e tij në Ballkan.