Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar se në dy javët e para të luftimeve në Ukrainë mund të jenë vrarë nga 5 mijë deri në 6 mijë ushtarë rusë.
Sipas tyre numri i të plagosurve vlerësohet se mund të jetë nga 15 mijë deri në 18 mijë.
Një zyrtarë amerikan i cili dëshiroi të mbetej anonim e krahasoi shkallën e vdekjeve me disa beteja të Luftës së Dytë Botërore.
Ndërkaq sipas të dhënave nga Ukraina, thuhet se në luftime janë vrarë 12 mijë ushtarë.
E nga e Rusisë u tha se në Ukrainë deri më tani kanë humbur më pak se 500 trupa ushtarake, raporton BBC përcjell Klankosova.tv.