Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti për koordinim rreth temave nacionale, duke përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi.
Konfirmimin për pjesëmarrjen e Haradinajt e ka dhënë për Express, zëdhënësi për media nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lulëzim Blakaj.
“Kryetari Haradinaj, do të takohet me Kryeministrin Kurti, në fillim të javës tjetër në orar të dakorduar bashkërisht”, tha Blakaj.