Rusia dhe Kina po mbajnë një stërvitje të përbashkët ushtarake në Kinën Veriore. Në këtë stërvitje po marrin pjesë më shumë se 10.000 ushtarë, njoftoi sot Ministria Ruse e Mbrojtjes, transmeton Kosova Post.
Sipas Reuters, stërvitja ushtarake “Sibu / Cooperation-2021” në rajonin kinez të Ningxia është një sinjal që Kina dhe Rusia po zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak.
Gazeta ruse “Kommersant” shkruan se stërvitjet do të zgjasin deri të premten dhe se kjo është hera e parë që ushtarët rusë do të përdorin armë kineze.