Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Zjarr në Ballancë të Vitisë, luten qytetarët që t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

    Ambasada e SHBA-së: Ndriçimi i Bibliotekës Kombëtare me flamurin amerikan, simbol i miqësisë

    ​U rrezikua uji i pijshëm për 200 mijë banorë/ Personi që hodhi qumësht në Bistricë përballet me padi

    Protestuesit kërkojnë drejtësi sot para Gjykatës së Tiranës: Lironi çunat

    Drejtori i burgosur i spitalit në G@za përballet me gjendje kërcënúese për jetën, paralajmëron avokati

    Shqipëri – Guri i shkëputur nga mali bie mbi veturë, vd*es 42-vjeçari

    Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

    Hajdari: Reformat në tregun e naftës nuk ndalen nga shpifjet, po mbrojnë interesat e monopoleve të vjetra

    Kapen persona duke luajtur bixhoz, bastiset lokali në Prishtinë

    Arrestohet një shtetas i huaj, tentoi t’i japë ryshfet policisë në kufi

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja

13 Prill 2026, 16:23
në Lajme
Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë mbetur edhe 15 ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ndërsa në mungesë të një marrëveshjeje politike, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend deri më 28 prill, afat i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Megjithatë, pavarësisht kalimit të kohës, partitë politike ende nuk kanë arritur një dakordim për emrin e presidentit të ri.

Kurti ka theksuar vazhdimisht gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje politike që do të shmangte zgjedhjet e reja, të cilat, sipas tij, nuk do të sillnin ndryshime të ndjeshme në përbërjen e Kuvendit.

“Jemi të përcaktuar që t’i shmangim zgjedhjet e reja, sepse zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje për numrin e nevojshëm prej 80 deputetësh. Me fjalë të tjera, është vështirë që ta paramendojmë një fushatë zgjedhore ku ne i risjellim platformat dhe programet tona, me po të njëjtat zotime kërkojmë sërish votën e të njëjtëve qytetarë për një rezultat që e dimë që nuk mund të jetë shumë ndryshe”, ka deklaruar ai.

Në kuadër të konsultimeve, javën që shkoi ai ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili është vlerësuar si konstruktiv, ndërsa janë paralajmëruar edhe takime të tjera gjatë ditëve në vijim.

Pas takimit, Abdixhiku ka bërë të ditur se nuk ka pasur zhvillime konkrete.

“Tani shohim gjatë javës së ardhshme për të parë mundësinë e takimeve të tjera. Kaq është e vërteta, nuk ka zhvillime të tjera. Nuk kemi propozuar emër, nuk kemi dhënë asgjë dhe nuk na është kërkuar ende asgjë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se procesi duhet të fillojë me parimet dhe jo me emra konkretë, duke e cilësuar këtë çështje si konsensuale.

“Jo, s’ka gjasa të vetëpropozohem, sepse çështja e presidentit është çështje konsensuale. Pra, duhet të flasim për parimet njëherë… Në qoftë se jo, atëherë përgatitemi për zgjedhje të reja”.

Nga ana tjetër, Kurti ka paralajmëruar edhe një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, duke theksuar se posti i presidentit përfaqëson unitetin e qytetarëve dhe kërkon përfshirje më të gjerë politike.

Megjithatë, nga PDK-ja kanë bërë të ditur se nuk kanë pranuar ende një ftesë zyrtare për takim dhe kanë kërkuar që iniciativa e kryeministrit të konkretizohet përmes një letre zyrtare, para se të shqyrtohet në organet e partisë dhe të merret një qëndrim përfundimtar.

Ndërkohë sot deputeti i LVV-së, Driton Hyseni, është shprehur optimist se brenda afatit kushtetues mund të gjendet një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit.

Ai tha se të gjitha subjektet politike duhet të bëjnë përpjekje për evitimin e zgjedhjeve.

“Unë mendoj se takimet kanë këtë synim, të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe të dalim nga kriza e cila na ka përcjellë gjatë javëve të kaluara sa i takon çështjes së presidentit. Unë mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe do t’i shterojmë të gjitha mundësitë. Tani kemi kohën përpara, janë edhe shumë ditë në dispozicion dhe unë mendoj se secili nga akterët politikë duhet ta bëjë maksimumin e vet që të vijmë te një zgjidhje sa i takon kreut të shtetit dhe të evitohen zgjedhjet, të cilat nuk janë të dëshirueshme për askënd”, tha ai për rtv21.

Në këto rrethana, ndërsa afati kushtetues po afrohet, mbetet e paqartë nëse spektri politik do të arrijë një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, ose vendi do të përballet me një proces të ri zgjedhor brenda 45 ditëve.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Zjarr në Ballancë të Vitisë, luten qytetarët që t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

Zjarr në Ballancë të Vitisë, luten qytetarët që t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

57 minuta më parë
Ambasada e SHBA-së: Ndriçimi i Bibliotekës Kombëtare me flamurin amerikan, simbol i miqësisë

Ambasada e SHBA-së: Ndriçimi i Bibliotekës Kombëtare me flamurin amerikan, simbol i miqësisë

1 orë më parë
​U rrezikua uji i pijshëm për 200 mijë banorë/ Personi që hodhi qumësht në Bistricë përballet me padi

​U rrezikua uji i pijshëm për 200 mijë banorë/ Personi që hodhi qumësht në Bistricë përballet me padi

3 orë më parë
Protestuesit kërkojnë drejtësi sot para Gjykatës së Tiranës: Lironi çunat

Protestuesit kërkojnë drejtësi sot para Gjykatës së Tiranës: Lironi çunat

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH