18 subjekte politike kanë aplikuar deri më tani në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai ka thënë se nga këto 18 subjekte, 11 prej tyre janë parti politike, një koalicion dhe pesë iniciativa qytetarë.
“Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 18 subjekteve politike, pra nga 11 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 339 kandidatë”, ka thënë Elezi.