Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 21 vjetorin e vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, u shpreh se ky është çmimi që ai ka paguar për qëndrimet e tij pro-Perëndim dhe pro-reformave, që kanë përfshirë edhe çuarjen e Millosheviqit në Hagë.
Tutje tha Kryeministri Kurti se kërcënimet për jetët e atyre që sfidojnë pushtetin në Serbi vazhdojnë ende.
“Në këtë ditë, 21 vjet më parë, u vra Zoran Gjingjiq. Ky është çmimi që ai pagoi për një qëndrim pro-perëndimor dhe pro-reformës, i cili përfshinte shkuarjen e Millosheviqit në Hagë. Kërcënimet për jetët e atyre që sfidojnë pushtetin autoritar vazhdojnë ende”, është shprehur Kurti./Kosova Post/
On this day, 21 years ago, Zoran Djindjic was assassinated. This is the price he paid for having a pro-Western and pro-reform stance, which included Milosevic's going to The Hague. The threats to the lives of those who challenge authoritarian power still persist.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 12, 2024