Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për procesin e dialogut, teksa vlerëson se po e kthejnë atë në teknik.
Krasniqi në KK thotë se një pjesë e madhe e marrëveshjeve të arritura nga qeveritë e kaluara janë zbatuar dhe kanë sjellë dobi për qytetarët dhe forcuar shtetësinë e sovranitetin e vendit, ndërsa qeveria aktuale nuk po e bën një gjë të tillë.
“Sot rrezikojmë të kthehemi prapa dhe dialogu nuk e ka qëllimin të bëjë hapa prapa, por përpara, ky është për mu problemi kryesor. Nëse këta janë të pazot, të padijshëm, të paaftë t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe interesat shtetërore të Kosovës në procesin e dialogut dhe nuk janë në gjendje të arrijnë marrëveshje që janë në favor të qytetarëve të Kosovës atëherë ne duhet t’i themi gjërat shtruar”.
“Nuk po them që kjo është e fundit, por deri tash çfarë ka ndodhur? Nga raundet e diskutimeve në Bruksel jo që lë për të dëshiruar por lë hapësirë për tu shqetësuar” tha Krasniqi.