Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar se kanë bërë një investim të madh në Spitalin e qytetit të Pejës.
Investim ky që ka kushtuar 500 mijë euro.
Vitia ka treguar të gjitha investimet:
Gurthemeli për Depo Farmaceutike prej 400 m².
Ndërtimi i “koridorit të ngrohtë” që lidh bllokun kirurgjik me emergjencën.
Renovime në pavijonin e internos, koridoret e njësisë koronare, kabinetin e endoskopisë, ergometrinë, hollin e kuzhinës dhe rregullimi i kuzhinës.
Funksionalizim i sallës operative të gjinekologjisë brenda repartit.
Fillimi i punimeve në repartin e ri për Hemodializë dhe renovimi i repartit ekzistues, administratës dhe koridorit të psikiatrisë.
Renovimi i dy sallave të takimeve.