Kryetari Ramush Haradinaj është pritur sot në Pentagon – Departamentin e Mbrojtjes nga Leigh Ann G. Killian, Drejtorja për Evropën Jugore dhe Lindore në Departamentin e Mbrojtjes, Zëvendës Drejtori Patrick M. Antonietti, dhe ekipi i tyre, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e AAK-së thuhet se diskutimet gjatë takimit janë fokusuar në partneritetin strategjik mes SHBA dhe Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës përmes Planit Aksional.
Gjithashtu thuhet se ishte arritur pajtueshmëri e plotë për koordinim të punëve dhe veprimeve në proceset që e presin Kosovën.