Rrjeti më i madh social, Facebook, planifikon të ndryshojë emrin e kompanisë javën e ardhshme, bën të ditur Verge, duke iu referuar një burimi të mirëinformuar, transmeton Kosova Post.
Drejtori i Facebook Mark Zuckerberg planifikon të ngrejë temën e ndryshimit të emrit të kompanisë në konferencën vjetore më 28 tetor.
Siç thuhet, ashtu si Google ndryshoi emrin në ombrellë Alphabet, ndryshimi i emrit të kompanisë Facebook ndoshta do të thotë që rrjetet e tyre sociale si Instagram, WhatsApp, Oculus dhe të tjerët do të jenë një nga produktet e shumta brenda kompanisë ombrellë, raporton The Guardian.
Një zëdhënës i Facebook, megjithatë, i tha Guardian Britanik se ai “nuk komenton thashethemet dhe spekulimet”.