Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Agron Gashi do të jetë kandidat për kryetar të Dragashit.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se Aleanca synon të ofrojë ndryshim në qeverisjen komunale në Dragash.
Postimi i plotë:
“Aleanca synon të ofrojë ndryshim në qeverisjen komunale në Dragash.
Agron Gashi nga Brezna, punëtor i arsimit, i njohur për sinqeritetin dhe afërsinë e tij me qytetarët, do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Dragashit.
Kjo komunë malore, me numrin më të madh të bimëve mjekësore dhe aromatike, me potenciale të shumta natyrore, është vendi më i përshtatshëm në rajon për zhvillimin e blegtorisë por edhe turizmit.
Dragashi ka nevojë për zhvillim ekonomik, investime të përbashkëta publiko-private që këto resurse të jenë në shërbim të rritjes së mirëqenies së qytetarit.
Programi i Aleancës dhe njerëzit e saj që do e zbatojnë këtë program, janë garanci e ndryshimit për këtë komunë.
Suksese e Fitore!