Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka thënë se partia e tij ka marrë mbi 50% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Teksa pritet të vazhdojë numërimi i votave të diasporës dhe atyre me kusht, Abrashi ka shkruajtur se VV ka mbi 50% të votave.
“VETËVENDOSJE! mbi 50%. Numërimi vazhdon”, ka shkruar ai.
Ndryshe, nga numërimi i votave të rregullta të zgjedhjeve të 14 shkurtit, VV ka fituar 47.85% të votave.