Avioni luftarak rus MiG-31, ishte nisur drejt një aeroplan i aviacionit strategjik të zbulimit të SHBA-së, i cili po fluturonte mbi Oqeanin Paqësor dhe po i afrohej kufirit rus, transmeton Kosova Post.
Pas kësaj, avioni amerikan ndryshoi kursin dhe u largua nga kufiri rus, njoftoi Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Fjala është për aeroplan amerikan të zbulimit RC -135.
Sipas Ministrisë ruse, radarët e ushtrisë ruse panë një avion që po i afrohej kufirit rus, prandaj një luftëtar MiG-31 u ngrit nga baza në rajonin e Kamchatka, shkruan sputnik. Pasi avioni i huaj u largua nga kufiri rus, MiG-31 u kthye në bazë./Kosova Post/