Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc të Suharekës ku ku ka mbetur i vdekur një fëmijë 14-vjeçar dhe janë lënduar dy persona.
Lajmin e kane konfirmuar nga Policia e Prizrenit.
“Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc të Suharekës ku ka humbur jetën një 14-vjeçar dhe dy persona tjerë janë lënduar”, kanë thënë nga Policia e Prizrenit për Reporterin.
Edhe zjarrfikësit e kësaj komune kanë konfirmuar lajmin përmes një statusi në Facebook.
“Rreth orës 16:30 min në rrugën Sallagrazhd-Baqevc ka ndodhur një vetaksident,nga rrotullimi veturës dyshohet për Një të vdekur Dy të lënduar! Sipas informacioneve viktima dyshohet të jetë 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e Organizatës vullnetare të zjarrfikësit dhe shpëtimi, në Facebook.