Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Prizren, ndërsa është lënduar një person.
Sipas policisë, përveç lëndimeve si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të vogla materiale.
“Prizren / 12.06.2024 – 14:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave. Përveç lëndimeve si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të vogla materiale”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.