Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën “1 Tetori”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj në aksident është e përfshirë një veturë.
“Rreth orës 09:30, kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën 1 Tetori, në Prishtinë. Në aksident është i përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, thuhet në raport.