Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në udhëkryqin Pejë-Gjakovë, përkatësisht në fshatin Dollc.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi.
“Pas orës 09:00, në fshatin Dollc, në udhëkryqin Pejë-Gjakovë, janë përfshirë dy vetura, ku kanë mbetur të lënduar 7 persona të cilët po trajtohen në spitalin rajonal dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi