Sot Dogana e Kosovës ka njoftuar se e ka vazhduar kontrollin në disa lokacione të dyshuara për mallra pa dokumentacion, transmeton Kosova Post.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrolli është bërë në tri lokacione në Ferizaj, ndërsa janë konfiskuar dhjetëra të tillë.
“Aksioni ka qenë i shtrirë në tri subjekte të dyshuara për posedim të mallrave pa mbulese dokumentare, njësitet doganës kanë arritur të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave.
Gjatë kontrolles janë gjetur rreth 92 telefona të llojeve të ndryshme pa mbulesë dokumentare si dhe 380 airpods pa asnjë mbulese dokumentare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rastet ka vazhduar për kundërvajtje Doganore”, thuhet në njoftim. /KosovaPost/