Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka njoftuar për një tjetër aksion siç e vlerëson ai të suksesshëm dhe të rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të Kosovës.
Sveçla, ka shkruar në Facebook se ‘në këtë aksion janë konfiskuar 4 mijë fishekë’.
“Në pikën kufitare në Jarinje, Policia e Republikës së Kosovës ndaloi një të dyshuar me shtetësi serbe, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës. I dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla.
Postimi i ministrit Sveçles:
4 mijë fishekë i konfiskuam. Pra, edhe një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë.
Në pikën kufitare në Jarinje, Policia e Republikës së Kosovës ndaloi një të dyshuar me shtetësi serbe, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Përgëzime Policisë së vendit tonë për punën e madhe dhe për profesionalizmin e tyre të lartë.