Deputetët e Kuvendit të Serbisë, gjatë seancës kanë parashtrua një varg pyetjesh për qeverinë dhe organet tjera shtetërore, lidhur me situatën e fundit në veri të Kosovës, transmeton Kosova Post.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë, Gjorgje Miliçeviq, tha se NATO kishte treguar një qëndrim joserioz në lidhje me aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës në veri, shkruan tanjug .
Për më tepër Miliçeviq, i bëri thirrje Qeverisë së Serbisë që zyrtarisht të kërkojë një reagim nga Bashkimi Evropian, i cili është ndërmjetës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe nga i dërguari special për dialog Miroslav Lajçak, i cili ka heshtur ndaj veprimit të policisë së Kosovës në veri. sh.o./Kosova Post