Situata me koronavirus në vendin tonë, sipas raporteve ditore të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK), shkruan Kosova Post.
Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në këto raporte, ka bërë të ditur se nga 9,169 testime, 1,370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në raportin e fundit thuhet se 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Po ashtu, sipas IKShPK-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 19,538 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës. Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056. Në total numri i rasteve aktive është 6.815”, thuhet në njoftim. /KosovaPost/