Në Kosovë edhe më tutje vazhdon nacionalizmi agresiv i shqiptarëve të cilët po përpiqen të spastrojnë etnikisht Kosovën dhe të i bashkëngjiten Shqipërisë, ka thënë për RTS, Slobodan Zeçeviq nga Instituti për Studime Evropiane, transmeton Kosova Post.
Tutje ka theksuar Zaçeviq se qëllimi përfundimtar i kryeministrit të Kosovës është bashkimi me Shqipërinë.
“Albin Kurti ka sjellë një garniturë të re të politikanëve që flasin atë që shqiptarët e kanë thënë me dekadë – ata kanë qëllim që të bashkohen me Shqipërinë, qëllimin përfundimtar i tyre nuk është Kosova e pavarur. Kosova e pavarur është vetëm një etapë drejt bashkimit me Shqipërinë”, tha Zeçeviq.
“Albin Kurti ka sjellë një grup të ri politikanësh që thonë atë që shqiptarët kanë thënë për dekada – qëllimi i tyre është të bashkohen me Shqipërinë, qëllimi i tyre përfundimtar nuk është një Kosovë e pavarur. Një Kosovë e pavarur është vetëm një fazë drejt bashkimit me Shqipërinë,” tha Zeçeviq.
Ai shton se nacionalizmi agresiv shqiptar është i pranishëm në Kosovë dhe këtë e dëshmojnë edhe sulmet e fundit atje.
“Ata praktikisht pastruan një pjesë të mirë të Kosovës dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Disa ditë më parë, ata sulmuan dy të rinj me kombësi serbe në pjesën veriore të Mitrovicës së Veriut.
Pastaj ata kërkojnë edhe fillimin e procedurave, pretendimet e tyre për krime të luftës ndaj igumenit të Manastirit të Deçanit, Kishës serbe, Sava Janjiqit, tha Zaçeviq.
Sipas tij, identiteti dhe mbijetesa e popullit serb është e lidhur me Kishën Ortodokse Serbe, dhe se për atë arsye ata sulmuan priftërinjtë dhe vendet e shenjta./Kosova Post/