Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje i ka dalë përpara Lutfi Hazirit me 40 vota më tepër, transmeton Kosova Post.
Gara vazhdon të jetë e ngusht, ku Hyseni është i pari me një përqindje të vogël votash.
Lëvizja Vetëvendosje ka 16 mijë e 560 vota në Gjilan deri në këto momenta, deri sa janë numëruar afro 91 përqind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 16 mijë e 510 vota, apo 40,11 përqind.