Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani.
“Nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, zëvendësministri Rahmani ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu u theksua se arsyeja e dorëheqjes së zv/ministrit Rrahmani është angazhimi në një pozitë tjetër pas konsultimeve me subjektin të cilin i takon.
Në vend të Qazim Rrahmanit, Kurti e ka emëruar Resul Makreshin.