Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, i është gëzuar lajmit për dënimin me dhjetë vite burgim të Zoran Vukotiq-it, shkruan Kosova Post.
Sipas Haxhiut, ky është një lajm i mirë sidomos për viktimat e dhunës seksuale.
“Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës” – ka shkruar ndër të tjera ajo.
Ajo është zotuar për angazhim të çdoditshëm, në mënyrë që drejtësia për krimet e luftës të bëhet./KosovaPost/