Ministri i Infrastrukturës, Libur Aliu, ka prezantuar dy vendime të miratuara që kanë të bëjnë më draft-strategjinë e transportit multimediale për vitin 2023-2030 dhe draft-koncepti e dokumentit për fushën e automjeteve.
Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë, Aliu është shprehur se synohet që deri në vitit 2030, tridhjetë për qind e veturave në Kosovë të jenë elektrike.
“Sipas këtij koncepti, synohet që në importimin e veturave të ardhmen t’u kushtohet rëndësi transportit elektrik në mënyrë që deri në vitin 2030, 30 për qind e flotës së automjeteve në vendin tonë të jenë elektrike dhe hibride. Na afrojnë më afër BE-së dhe na ofrojnë ambient më të pastër e krijojnë përgjegjësi te qytetarët karshi mjedisit”, ka thënë Aliu.
Gjithashtu, Aliu është shprehur se Kosova synon të kyçet në rrjetin e transportit me vendet tjera.