Ambasada Amerikane në Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se populli amerikan ka dhuruar më së shumti vaksina për Kosovën se çdo vend apo organizatë tjetër. Kur të përfundoj donacioni është bërë e ditur se në total numri i vaksinave do të sillet mbi 700 mijë doza.
Mirëpo ambasada ka theksuar se vaksinat mund të funksionojnë vetëm nëse vaksinohen qytetarët, duke bërë kështu thirrje për vaksinim si e vetmja formë për të mbrotjur vetën, familjet dhe komunitetin.
“Së bashku mund ta mposhtim Covid-19”, theksohet në postim.
IMPRESUM
Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.
Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.
Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.
Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.